Elbasan, 2 të rinj konfliktohen me armë

Elbasan, 2 të rinj konfliktohen me armë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Namazgjasë, ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë. Për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej personave të përfshirë në konflikt dhe një kalimtare e rastit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 30-vjeçari Ermir Kuruni u qëllua me armë zjarri nga shtetasi Florenc Lamçe, pas një konflikti mes tyre, ndërsa 55-vjeçarja Fiqerete Manushi u plagos aksidentalisht, teksa ishte duke ecur në rrugë.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.

Mësohet se 22-vjeçari Florenc Lamçe ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet për vrasjen e biznesmenit Almir Cani, rreth dy vite më parë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *