Elbasan, 1000 paketa cigare kontrabandë, arrestohen 3 persona

Ditën e sotme Policia e Elbasanit ka sekuestruar 1000 paketa cigare kontrabandë dhe kanë vënë në pranga tre persona.

Në kuadër të operacionit të koduar “Paketa e fundit”, policia e Elbasanit bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasit: Besnik Ferizaj, 46 vjeç, banues në Elbasan; Kristaq Çipi, 30 vjeç, banues në Elbasan dhe Lindita Allkoshja, 52 vjeçe, banuese në Cërrik.

Këta shtetas u arrestuan nga efektivët e policisë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në automjetin në pronësi të shtetasit Besnik Ferizaj, tip “Sunday” veturë, me targa AA030DS transportonin mallra kontrabandë në qytetin e Cërrikut, duke tregtuar paketa pa pullë fiskale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases Lindita Allkoshja, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1000 paketa, automjetin tip “Sunday” veturë, me targa AA030DS.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë, kryer në bashkëpunim”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *