Ekzekutimi në Ksamil/ “Krimi u krye në sy të vajzës së viktimës”

Ekzekutimi në Ksamil/ “Krimi u krye në sy të vajzës së viktimës”

‘Në fillim u dëgjuan disa krisma armësh, pastaj një grua nisi të qajë me të madhe’. Kështu ka treguar një dëshmitar pas vrasjes së Vangjel Çikos, 50 vjeç në orën 23:50 minuta të mbrëmjes së djeshme.

Çiko është ekzekutuar brenda makinës së tij në oborrin e banesës dhe pas krismave kanë qenë familjarët të parët që kanë dalë dhe kanë gjetur trupin e pajetë të tij.

Atentatorët, që sipas dëshmisë që familjarët i dhanë gazetarit të Ora News Geraldi Bregu- ishin dy, kanë pritur momentin kur 50 vjeçari po parkonte makinën në oborr dhe kanë qëlluar me 5 plumba.

Krimi është shënuar në sy të vajzës, dhe për familjarët të paktën ku është një lehtësim, “Mirë nuk vranë dhe vajzën “, shprehen ata teksa presin miqtë për ngushëllim.
Ora News zbardh dëshminë e familjarëve.

“Sipas asaj që u ka treguar vajza atentatorët kanë qenë dy persona me makinë.
Ata janë fshehur tek ulliri pranë shtëpisë dhe kanë qëlluar në drejtim të 50 vjeçarit në momentin kur po parkonte. Afër ka qenë dhe vajza e cila ka parë skenën e ekzekutimit të të atit.

Pasi kanë qëlluar autorët kanë tentuar të largohen me makinë por makina nuk i është ndezur. Prandaj njëri prej autorëve ka vijuar të largohet në këmbë drejt rrugës “Eqerem Çabej” për tu zhdukur më pas mes rrugicave, duke përfituar dhe nga errësira.
Ndërsa personi i dytë është larguar pak më vonë pasi makina është ndezur.”
Vangjel Çiko ishte babai i Dhimitër Çikos aktualisht i arrestuar si i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit më 24 shtator 2016).

Policia zyrtarisht nuk ka dhënë ende asnjë version të shkaqeve të këtij krimi, por nga mënyra si kanë rrjedhur ngjarjet pista kryesore është hakmarrja ndaj krimit për të cilin është arrestuar i biri.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *