Ekzekutimi i ish-policit dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë

Ekzekutimi i ish-policit Ajet Zeqaj disa ditë më parë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ka qenë i mirëmenduar.

Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se ka dyshime që vrasja e Zeqajt të jetë kryer nga vrasës me pagesë, raporton Top Channel.

35-vjeçari i cili ishte kthyer nga Franca 20 ditë më parë, është ndjekur dhe vëzhguar nga autori i krimit përpara se të ekzekutohej me një plumb pas koke.

Prokuroria po heton aktualisht në disa pista ku nuk përjashtohen konfliktet për shkak të borxheve, por pista kryesore mbetet ajo e prishjes së pazareve të drogës, dyshim ky që bazohet në lidhjet e mëparshme shoqërore të ish-efektivit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *