Ekstradohet nga Italia shqiptari i dënuar me tre vite burg

Një shqiptar i dënuar me 3 vite burg për “Plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” është ekstraduar nga Italia.

Mësohet se Aldo Tuda, 24 vjeç, lindur në Durrës ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e vendimit të Gjykatës Durrës, e cila e ka dënuar me 3 vite burg, për plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.

AldoTuda në datë 15.01.2013, në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë plagosur me sende të forta A.B, I.B, dhe H.B.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *