E vërteta e vdekjes së Kostandina Anagnostit, dalin PAMJET E RËNDA!

E vërteta e vdekjes së Kostandina Anagnostit, dalin PAMJET E RËNDA!

Katër vite më parë 16-vjeçarja nga Saranda Kostandina Anagnosti humbi jetën në rrethana të mistershme, e megjithëse gjatë këtyre viteve hetimet në Shqipëri nuk kanë hedhur dritë, mbi atë të babai i viktimës e quan krim monstruoz, në shtetin helen ka zhvillime të reja dhe shpresë nga familjarët se përgjegjësit për vdekjen e vajzës së tyre do të përballen me drejtësinë.

Newbomb.al publikon ekskluzivisht fotografitë e ekspertizës mjeko-ligjore të kryera në Janinë, pjesë e dosjes hetimore po në qytetin grek.

Në 14 nëntorin e 2014-ës Kostandina u nis me bashkëjetuesin e mamasë së saj, Spiro Papas, nga Janina drejt Sarandës. U tha se 16-vjeçarja do të shkonte te dentisti por rezultoi se qëllimi i vërtetë i vizitës ishte aborti në kilinikën private të qytetit.

Rrugës së kthimit në Janinë shoferi i taksisë, Spiro Papas, deklaroi se Kostandina humbi ndjenjat. Ai vendosi të kthehet në Spitalin e qytetit të Sarandës, por aty mbërriti pa jetë.

Babai i 16-vjeçares hedh akuza të forta se vajza e tij u masakrua në morgun e Sarandës, ku iu hoqën thuajse të gjitha organet, disa ui zëvendësuan me organe jo të sajat, për të bërë të pamundur ekspertizën për përcaktimin e shkaqeve të vërteta të vdekjes.

Këto akuza i ka provuar ekspertiza e kryer nga mjekët në Janinë, si edhe fotografitë që Neësbomb.al publikon sot ekskluzivisht, dhe ku dallohen përveç çarjeve në pjesë të mëdha të trupit dhe kokës, shenja mavjosje në qafën e viktimës, çka ngre dyshime se mbi të mund të jetë ushtruar dhunë apo forcë.

Ngjarja bëhet edhe më komplekse kur rezulton se analizat toksikologjike në Tiranë të Kostandinës kanë dalë të pastra, ndryshe nga analizat në Greqi ku ka rezultuar trefish më tepër dozë anestezie në trupin e saj.

“Të drejtën e fitova në Greqi. Në Shqipëri më mbuluan provat”, shprehet babai i Kostandinës, Jorgo Anagnosti, i cili për asnjë çast nuk ka rreshtur së kërkuari të vërtetën.

Doktor Elmas Shaqiri ishte eksperti i parë që kqyri trupin e pajetë të adoleshentes. Ai doli në konkluzionin se mbi Kostandinën nuk ishte ushtruar dhunë dhe se shaku i vdekjes është arresti kardiak.

Por ekspertiza e Janinës hodhi poshtë këtë version. E ndërsa eksperti Elmas Shaqiri përshkruante edhe organet e trupit të adoleshentes, e habitshme është si i ka vënë re këto organe që rezultoi të ishin shkulur nga trupi i vajzës.

16-vjeçares i mungonin organe si truri i madh, i vogël, laringu, faringas, zemra, mitra, vezoret, stomaku, etj. /Neësbomb.al

KUJDES!!! PAMJET E MËPOSHTME JANË TË RËNDA!

Foto janë censuruar pjesërisht: