E moshuara bie nga kati i 9 në Tiranë

E moshuara bie nga kati i 9 në Tiranë

Një grua e moshuar ka humbur jetën pak pas mesnate në kryeqytet.

Sipas policisë së Tiranës, rreth orës 01:06 të së shtunës, një 85-vjeçare nga rënë nga kati i 9-të i pallatit.

Nga informacionet paraprake, thuhet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Më datë 23.06.2018, rreth orës 01:06, në rrugën e “Dibrës” ka rënë aksidentalisht nga kati i 9-të i pallatit shtetasia N. R., 85 vjeçe, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Po punohet për sqarimin e rrethanave.