E grabitën dhe e rrahën/ 70-vjeçarja në spitalin e Tiranës në gjëndje të rëndë

E grabitën dhe e rrahën/ 70-vjeçarja në spitalin e Tiranës në gjëndje të rëndë

Naferit Tafani është transportuar nga spitali i Elbasanit drejt Tiranës pasi gjëndja e saj shëndetësore është rënduar.

Ky është fati i 70-vjeçares nga Elbasani që u grabit mbrëmjen e djeshme nga një hajdut ende i paidenfitikuar, i cili pavarësisht se i mori paratë, rreth dy milionë lekë të vjetra, e goditi pas kokës me qytën e pistoletës.

Naferiten e kanë gjetur të shtrirë në tokë dhe pa ndjenja komshinjtë e saj të cilët më pas kanë njoftuar menjëherë policinë. 70-vjeçarja jetonte e vetme me bashkëshortin në shtëpi, por në kohën e grabitjes burri i saj nuk ishte i pranishëm.

Naferite Tafani ka qenë në shtëpinë e njërës prej fqinjëve të saj, por kur është kthyer në banesë ka dëgjuar zhurma dhe me të hyrë brenda ka parë një grabitës së maskuar që përpara se të dilte e ka goditur me pjesën e pasme të pistoletës.

Gruaja ka rrëfyer për mediat nga spitali:

E kuptova që ishte hajdut e thashë po më vjedh.

Ai më tha: “Mos fol, mos e ngre zërin se të vrava”. Nuk arrita ta identifikoj, e priste njeri me motor.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *