Dyshimet për vdekjen e biznesmenit në Vlorë, si iu zhduk dhe vëllai në det 2 muaj më parë

Dyshimet për vdekjen e biznesmenit në Vlorë, si iu zhduk dhe vëllai në det 2 muaj më parë

Një 26 vjeçar u gjet i pa jetë mëngjesin e sotëm në sheshin e Flamurit në Vlorë. Viktima, i identifikuar si Albano Imeraj, u gjet me damar të prerë dhe me një mjet prerës tip thike pranë. Policia, në komunikatën për mediat, tha se Imeraj kishte vrare veten, ndërsa hetimi u mbyll.

Por kush është 26 vjeçari Albano Imeraj? Babai i një fëmije të vogël, i cili nuk ishte i panjohur në qytetin bregdetar. Edhe për faktin se drejtonte një club me emër në Vlorë.

Fillimisht kanë qenë të afërm, që nga vendi i ngjarjes, kanë ngritur hije dyshimi lidhur me vetvrasjen e 26 vjeçarit.

“Nuk mund të vriste veten Albanua” – kanë qenë fjalët e njërit prej të afërmve. Dyshimet shtohen, kur burime për Fax News thonë, se një ditë më parë 26 vjeçari është parë të darkoj me familje, bashkëshorten dhe djalin. Ai nuk ka pas shenja depresioni, apo luhatje që mund ta conin në vetlfijim.

Duke mos e lidhur domosdoshmërisht me ngjarjen e sotme, kush jane fijet që të çojnë në dyshimet e një krimi që në dukje është vetvrasje.

Biografia e viktimës

Ksandro Imeraj, është vellai i viktimës. K.Imeraj, në fillim të muajit prill, u dënoncua pikërisht nga Albano Imeraj, si i zhdukur në det. Denoncim që nuk ishte i pari, pasi Kasando Imeraj ishte zhdukur në det edhe 2 herë të tjera duke u gjetur vetëm pak ditë pas zhdukjes. Në fakt, nga dalja e fundit në det, ende nuk ka rezultate. Trupi i Imeraj ende nuk është gjetur, ndërsa vetëm mjeti i tij tip Jet ski, është gjetur në shtetin Kroat.

Dyshimet e para janë të një lidhje mes dy ngjarjeve. Ndërsa është policia e Vlorës, ajo që do të thotë fjalën e fundit. Nëse 26 vjeçari Albano Imeraj, është vetvrare apo është vrarë në qendër të qytetit në sheshin e Flamurit.