Durrës, tentoi të vriste bashkëfshatarin duke e shtypur me makinë, ja motivi

Gjatë mbrëmje së djeshme në Shkafane të Durrësit, një person tentoi të vriste bashkëfshatarin duke e përplasur me automjetin e tij.

Pullumb Dervishi, 56­vjeçar, pas një konflikti tentoi të vriste shtetasin E.Y. 28 vjeç. Burime nga Policia e Durrësit thonë se sherri kishte nisur për arsye krejt banale.

E.Y. kishte shkelur nga prona e bashkëfshatarit dhe ky i fundit ka marrë automjetin e tij dhe e ka përplasur atë, duke e plagosur rëndë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *