Durrës, tentoi të trafikonte 21 kg kanabis, arrestohet 44 vjeçari

Është parandaluar një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike nga porti i Durrësit.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të goditjes së rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit, Saimir Dervishi , 44 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 02.03.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, në vijën e dytë, në mjetin tip Citroen me targa AA 384 MZ, me drejtues dhe pronar shtetasin e mësipërm, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 21 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë” parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *