Durrës, iu gjetën 1.2 kg në makinë, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Kufitare, pasi u kap me drogë në makinën e tij, në portin e Durrësit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Gentian Lulja 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi policia kufitare gjeti 1.2 kg kokainë poshtë levës së marshit, në makinën e tij.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi: Më datë 10.03.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, vijën e dytë, në mjetin tip Skoda me targa AA 529 NJ, me drejtues dhe pronar shtetasin e mësipërm, poshtë levës së marshit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale: rreth 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *