Dosja te ‘Krimet’, vrasja e Sulkut lidhet me atentatin në Tiranë

Dosja te ‘Krimet’, vrasja e Sulkut lidhet me atentatin në Tiranë

Vrasja e shqiptarit Ilir Sulku në Roterdam të Holandës në Prill të 2015 do të gjykohet nga drejtësia shqiptare.
Burime për Report Tv nga Gjykata e Krimeve të Rënda bënë me dije se autoritetet Holandeze kanë transferuar dosjen hetimore në Shqipëri.

Sipas të njëjtave burime nga Krimet e rënda Holandezet kanë kërkuar që drejtësia shqiptare të japë një vendim për këtë vrasje, pasi sipas hetimeve të tyre ajo lidhet dhe me vrasjen e trefishtë të ndodhur në Maj 2015 në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë.

Aktualisht për vrasjen e trefishtë, pranë Krimeve të Rënda është duke u zhvilluar gjykimi ndaj tre të pandehurve Klejvi Doçi, Markelljan Doçi, Salvatore Letizia .

Në dosjen e holandezëve dhe pse nuk ka një emër konkret se cili është autori i ekzekutimit të Sulkut në Roterdam, hetimet kanë mundur të identifikojnë se kjo vrasje është e lidhur me prova me vrasjen e ndodhur tek ish Stacioni i Trenit në Tiranë

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *