Digjet makina e kryebashkiakut të Peshkopisë, dyshohet e qëllimshme

Përfshihet nga flakët makina e kryetarit të bashkisë së Peshkopisë Shukri Xhelili. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, ndërsa automjeti tip ‘Benz’ ka qenë i parkuar pranë banesës së kryebashkiakut, në zonën pranë spitalit të Peshkopisë.

Policia mbërriti në vendngjarje e po hetohet për shkaqet e rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Ndërkohë vetë kryebashkiaku bën me dije se automjeti përdorej nga djali i tij.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *