Dhunuan kunatën, arrestohet çifti

Dhunuan kunatën, arrestohet çifti

Policia e Elbasanit vuri në pranga një çift bashkëshortësh, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Bardhul dhe Lavdije Kodra, 49 dhe 44 vjeçe, banues në fshatin Dushk të Belshit akuzohen se kanë rrahur kunatën e tyre, shtetasen E.K., 32 vjeçe.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Bardhul Kodra, 49 vjeç, dhe Lavdije Kodra, 44 vjeçe, banues në fshatin Dushk, Belsh,(burrë e grua).

Shtetasit e lartpërmendur në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tyre, shtetases E.K., 32 vjeçe banuese në fshatin Dushk, Belsh”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.