Dhunonte nënën, arrestohet 34-vjeçari nga Tirana

Dhunonte nënën, arrestohet 34-vjeçari nga Tirana

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Uniformat blu kanë bërë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet K.K, banues në Tiranë. Ndërkohë që ndaj 62-vjeçares është lëshuar menjëherë urdhër mbrojtje.

“34-vjeçari në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, shtetases F.H, vjeç 62 banuese në Tiranë dhe i ka vjedhur 4 thasë me mbetje të riciklueshme, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 134 i Kodit Penal”, – thuhet në njoftimin e policisë.