Dhuna ndaj grave/ Përndjekje prej tre muajsh, plagoset një 33-vjeçare

Dhuna ndaj grave/ Përndjekje prej tre muajsh, plagoset një 33-vjeçare

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar pasi është paditur për përndjekje të një femre 25-vjeçare.

Kallëzimi është bërë nga vetë vajza e cila shprehet se prej 3 muajsh, I.R. e kishte përndjekur vazhdimisht duke ngjallur frikë dhe për jetën e saj.

Blutë e Tiranës, pas njoftimit po nisën verifikimet e nevojshme, por deri më tani ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.

Ndërkohë, një tjetër person është paditur nga një 33-vjeçare, pasi gjatë një konflikti e ka qëlluar me sende të forta duke e plagosur lhte, shkruan GSH.al.

Pas kallëzimit policia e Tiranë ka bërë të mundur ndalimin e tij dhe për procedura të mëtejshme materialet i kaluan prokurorisë së Tiranës.

Për të dyja rastet ende nuk dihet nëse dy zonjat e dhunuara janë pajisur me udhër mbrojtje.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.02.2018, shtetasja XH.Ç, vjeç 25 banuese në Tiranë, ka kallëzuar se për 3 muaj, është përndjekur nga shtetasi I.R, vjeç 29, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e I.R. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 19.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.V, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi ka plagosur lehtë me mjete të forta shtetasen E.A vjeç 33 banuese në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.