Detajet/ Vrau komshiun për të marrë hak. Ja shkaqet e vrasjeve

Policia e Tiranës ka zbardhur detajet në lidhje me vrasjen e ndoshur sot në mengjes në zonën e Kasharit. Familja Xhaferri dhe Aluku banonin pranë njëra tjetrës, por duket se ishin në hasmëri prej pak kohësh.

Djali i personit që mbeti i vrarë sot, Skënder Alukut kishte vrarë vëllanë e autorit të krimit, Bujar Xhaferrit. Pasi kreu vrasjen, Bujari nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, por ka pritur policinë.

Ngjarja e nje viti me pare
Prishja e fejesës mes vajzës së Lutfi Xhaferit dhe dhëndrit Altin Alukut, ka sjellë që ky i fundit në maj të këtij viti të hapë zjarr me kallashnikov në drejtim të ish-vjehrrit dhe vjehrrës së tij.

Lutfi Xhaferi, 59 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Naime Xhaferri, 55 vjeç, mbeti e plagosur rëndë teksa ishin duke ecur në një nga rrugët e Kasharit.

Pas disa ditësh Policia e Tiranës mundi të arrestojë autorin e krimit shtetasin Altin Alukun dhe babanë e këtij të fundit Skënder Alukun,duke ngritur akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa lejë”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *