Detajet/ Ja me kë ka konflikte ndërtuesit që i bënë atentat mbrëmë

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmë ndaj biznesmenit Lulzim Kazani, i cili është plagosur me dy plumba, në afërsi të banesës së tij te “Komuna e Parisit”.

Sipas njoftimit të policisë, autori është ende një person i paidentifikuar, por bëhet me dije se ndërtuesi Kazani, ka pasur konflikte të vazhdueshme me disa persona për motive pronësie dhe konkretisht për ndërtimin e një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajes.

Ne Prill 2013 nga policia e Durresit eshte ndaluar shtetasi Arben.B ,44 pas kallzimit te bere nga shtetasi L.Kazani i cili ka kallëzuar se ne menyre vazhdueshme ka penguar me force ndertimit e nje pallati ne zonën e Shkembit Kavajes.

Ne muajin shkurt 2013 ka filluar procedim penal nga Durresi per shtetasin Arben. B ,44 vjeç per vepren penale te “Vetgjyqsise”.

Ne muajin korrik 2014, jane referuar materialet ne ngarkim te shtetasve Arben.B ,44 vjeç Frederik .B, 51 pasi kane goditur me mjete te forta shtetasin L.Kazani. Referuar per vepren penale te “plagosjes lehte me dashje”.
Ne muajin shkurt 2014 ka filluar procedim ne gjendje lire per shtetasin L.KAZANI pas kallzimit te dhene nga shtetasi Frederik. B per vepren penale te “Pushimit Tokes” neni 200.K.Penal.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *