Detajet/ Ish polici dyshohet se u vra nga borxhet dhe pazaret e drogës

Ish-efektivi të policisë rrugore, Ajet Zeqaj është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Nikolla Tupe”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Burime zyrtare pranë uniformave sqaruan se viktima kishte vetëm 20 ditë që ishte kthyer në Shqipëri nga Franca. Mësohet se në momentin që Zeqaj u qëllua për vdekje, ndodhej me një mikun e tij.

Sipas gazetës “Panorama”, hetimet janë përqëndruar në borxhet e mëdha që kishte viktima ndaj disa personave të tjerë. Por hetuesit nuk përjashtojnë edhe përfshirjen e mundshme të Zeqajt në trafikun e drogës në Francë. Policia e Shtetit po komunikon me autoritetet franceze për më shumë të dhëna në lidhje me këtë pistë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *