Dëshmia rrëqethëse: Rusen e vrau djali i politikanit të rëndësishëm, policia fshehu ngjarjen

Dëshmia rrëqethëse: Rusen e vrau djali i politikanit të rëndësishëm, policia fshehu ngjarjen

Ditën e sotme është publikuar dëshmia e nënës së ruses së vrarë në Ksamil tre ditë më parë, në të cilën ajo shprehet se ishin nisur me not nga bregu për tek “ishujt binjakë” ndërkohë që një varkë ka kaluar aty duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë, JOQ.al shkruan duke iu referuar dëshmisë së një personi që ka parë ngjarjen dhe rusen e ka vrarë djali i një politikani të rendësishëm në Shqipëri, por se askush nuk flet.

Ai shprehet se të gjithë e dinë në Ksamil që pas vrasjes aksidentale të së resë ruse qëndron djali i një deputeti shqiptar, shumë i njohur për zullumet e tij.

Kam pyetur këtu në Ksamil dhe të gjithë e dinë dhe thonë me njëri-tjetrin që autor i asaj ngjarje është djali i një deputeti shqiptar, shumë i njohur për zullumet që ka bërë. Ai është autori i vërtetë i vrasjes dhe ka bërë ndonjë marifet me flokët e vajzës, për të ngelur faji tek ky djali nga Fieri, Ermal Fataj”, – thotë dëshmitari për JOQ.al.

Ai shton se ka qenë i pranishëm në momentin kur vajza është nxjerrë nga deti dhe se nëse do të ishte prerë nga helikat e ndonjë motori, ajo do të ishte çarë shumë dhe do të ishte mbushur deti me gjak, por askush nuk flet për gjak të rrjedhur nga trupi i vajzës, pra përjashtohet mundësia që ajo të jetë qëlluar nga ndonjë varkë/skaf apo anije me motor, por nga një jetski, e cila mund ta ketë goditur në kokë dhe ta ketë lënë të vdekur në vend.

Po ta kishte çarë varka, do ishte bërë copa, do kishte gjak në det, se helika e varkës e pret gjer në kockë njeriun, po ajo nuk është çare me varkë, por me jetski. Ai e ka qëlluar rusen me jetskinë e vet dhe është zhdukur në sekondë. Në këtë rast policia e di se kush është autori, por nuk mund të veprojë se ka frikë dhe mundohen që ti lenë fajin atij tjetrit. Unë nuk njoh personalisht asnjërin, por duhet të ndëshkohet fajtori dhe jo i pafajshmi”, – rrëfen më tej qytetari.

Dëshmitari bën me dije se kur ka vajtur policia tek viktima, Ermali ka qenë në det me varkën që punonte, pra nuk po fshihej.

Nga ana tjetër, një dëshmitar tregon për rrezikun që i kanoste Ermali bregdetit.

Me atë djalin unë jam zënë verën e shkuar te 3 Ishujt sepse isha me pushime me të dashurën time. E dashura ime bashkë me një shoqen e vet u larguan paksa nga bregu duke notuar dhe ky trimi vinte afër me skafin e dajës së vet, sepse daja i vet ia ka lënë ta punojë. Ai është punëtor dhe i ngacmonte vajzat. Le që ndrinte shumë muzikën dhe e linte skafin shumë pranë bregut të detit, pranë me kokat e njerëzve”, – thotë një tjetër qytetar./JOQ.al/

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *