Del VIDEOJA/ Si ndodhi aksidenti ku humbi jetën 23 vjeçarja dhe taksisti në Maminas

Del VIDEOJA/ Si ndodhi aksidenti ku humbi jetën 23 vjeçarja dhe taksisti në Maminas

Ky është momenti kur taksia me të cilën udhëtonte 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe me drejtues Bujar Agalliun, u përplas me tabelën reklamuese të këtij karburanti në afërsi të fshatit Maminas në autostradë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Tv Klan, të cilat janë tashmë pjesë e dosjes hetimore të policisë së Durrësit, makina vjen me shpejtësi të madhe.

Përplasja është e fuqishme aq sa e ndan makinën në dysh.

Është ora 22:45 kur automjeti Mercedez-Benz godet me tabelën reklamuese të karburantit.

Më pas ajo përfundon disa metra më tutje.

23-vjeçarja Avdillari dhe taksisti 60-vjeçar, Agalliu humbin jetën në vend.

Makina e tyre doli nga autostrada, teksa udhëtonte nga Durrësi në drejtim të Tiranës, pasi u godit nga një Mercedes Benz AMG S 500, që drejtohej nga Fatjon Zhaporja, shkruan Klan.

Hetuesit kanë vërejtur goditje në pjesën e pasmë të taksisë dhe dyshojnë se makina që e shkaktoi aksidentin udhëtonte me afro 200 kilometër në orë.

Pas aksidentit, Zhaporja e ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka shpallur në kërkim, si shkaktar të vdekjes së dy personave.