Degradimi i hekurudhës, del nga shinat treni Shkodër-Tiranë

Treni i pasagjereve që vinte nga Shkodra dhe udhëtonte në drejtim të Tiranës, ka dalë sërish nga shinat.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në Laç dhe fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur.

Si pasojë e daljes nga shinat, gjatë gjithë ditës kjo linjë hekurudhore ka mbetur e bllokuar dhe nuk ka lëvizur asnjë lloj treni, pasagjerësh apo mallrash.

Në vendngjarje kanë ardhur punonjës dhe drejtues të Drejtorisë Rajonale të Hekurudhave Shkodër si dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave Durrës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *