Dëbohet nga italia shqiptari që tentoi t’i bashkohej ISIS

Një shtetas shqiptar është dëbuar nga Italia për shkak se kishte shfaqur interesin për t’u bashkuar me Shtetin Islamik.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, ka qenë ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, që ka urdhëruar dëbimin për arsye sigurie.

Sipas burimeve, shtetasi shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, jetonte prej kohësh në lokalitetin Poco d’Ada, në rrethinat e qytetit verior të Milanos.

Bashkë me të është dëbuar edhe një shtetas tunizian, rezident në qytetin e Padovës, që kërkonte në internet materiale për xhihadistët.

Me këto raste ngjiten në 7 dëbimet e bëra nga vendi fqinj për motive sigurie që nga fillimi i vitit, ndërsa ata të 2015-s rezultojnë 66, për një total prej 73 personash.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *