Dashamir Xhika kërkon ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

Dashamir Xhika kërkon ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Dashamir Xhika, ka dalë sot para gjyqit në Gjykatën e Apelit Durrës pasi ka kërkuar ndryshimin e masës së arrestit me burg.

Kallëzimi ndaj Xhikës u bë për parregullsi në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pas përfundimit të auditit.

Kallëzim u bë edhe për ish-Drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit Aksel Qurduka dhe për Albens Alite, drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan; sipas auditit, dëmi që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit është në vlerën 53 983 340 dollarë.