Dalin pamjet, ja si iu bë atentat shqiptarit në mes të Athinës

Dalin pamjet, ja si iu bë atentat shqiptarit në mes të Athinës

Janë publikuar pamjet e atentatit që iu bë tre ditë më parë një 32-vjeçari shqiptar dhe shokut të tij grek, të cilët udhëtonin me një makinë të marrë me qira. Televizioni “Alpha” ka transmetuar sekuenca të kamerave të sigurisë së bizneseve, ku duket makina “Peugeot” ngjyrë e zezë e shqiptari dhe mikut të tij, si dhe më pas dy persona që vraponin.

Sikurse duket nga pamjet, disa sekonda pasi kalon makina, dy burra vrapojnë në drejtim të automjetit. Autoritetet greke dyshojnë se ata kanë qenë dy prej katër autorëve që qëlluan me armë. Njëri prej tyre ishte i veshur me xhinse e xhup të zi dhe vraponte në rrugë. Kurse tjetri ishte me pantallona sportive të zeza, xhup dhe kokore.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone