Burg për jetë autorëve të vrasjes së dy kunatave në Durrës

Burg për jetë për 3 autorët e vrasjes së dy kunatave të moshuara në Durrës. Indrit Shaqja, Velson Elmazi dhe Artur Kaçanolli, akuzohen për vrasjen e dy të moshuarave, Elsa e Gjinofeva Vava, mesnatën e 2 shtatorit të 2014.

Shaqja, nga Shijaku, Velson Elmazi nga Elbasani, kushëriri i tij dhe nipi i dy viktimave, Artur
Kacanolli kanë marrë dënimin maksimal në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.

Mësohet se në sallën e gjyqit ka qenë i pranishëm vetëm i pandehuri Vilson Elmazi, nëna e të cilit ka humbur ndjenjat në kohën kur u dha vendimi për ‘burg përjetë’.

“Më datë 02.09.2014 rreth orës 06:20 është konstatuar fakti i vdekjes në banesën e tyre të shtetaseve Gjenovefa Vava dhe Elsa Vava. Vdekja e tyre ishte shkaktuar nga dhuna fizike e ushtruar mbi to e kombinuar kjo me asfiksinë mekanike. Vdekja e tyre kishte ardhur si pasojë e veprimeve të kryera me qëllim vjedhjen e florinjve, parave dhe sendeve të tjera me vlerë të ndodhura në banesën e viktimave.

Autorë të kësaj ngjarjeje janë evidentuar të pandehurit Indrit Shaqja, Velson Elmazi, Artur Kaçanolli, të cilët kanë bashkëpunuar secili në rolet e tyre për kryerjen e veprës penale. Florinjtë dhe paratë e vjedhura, pasi janë marrë nga të Indrit Shaqja e Velson Elmazi janë fshehur në shtëpinë e të pandehurit Shaqja, nga e pandehura tjetër Valbona Shaqja, e cila ka kryer veprime për t’i fshehur këto dhe më pas për dërgimin e tyre jashtë shtetit tek i pandehuri Indrit Shaqja”, thuhej në dosjen e prokurorisë. Ndërkaq, në dosjen e bërë publike pak kohë më parë zbardhet e plotë skema e krimit.

“Të dyja viktimat janë gjetur në dy dhoma të ndryshme të katit të dytë të banesës. Ato ishin me rroba gjumi dhe ishin të lidhura me qese ngjitëse skoç në gojë, në këmbë dhe në duar, edhe me çarçafë.”

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *