Breshëri kallashnikovi në Vlorë, dyshohet për përplasje mes dy personash

Breshëri kallashnikovi në Vlorë, dyshohet për përplasje mes dy personash

Të shtëna me armë zjarri, dyshohet kallashnikov, në rrugën e Marinës kanë tronditur dje në mbrëmje qytetarët në Vlorë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe deri tani thotë se janë gjendur rreth 25 gëzhoja në tokë në hyrje të rrugës në fshatin Kaninë.

Dyshohet për të shtëna në ajër, por nuk dihet ende nëse është atentat apo jo. Paraprakisht thuhet se ka pasur perplasje mes dy personave. Policia ka ngritur grupe kontrolli në të gjitha pikat kyçe të qytetit bregdetar. Raportohet se nuk ka persona të lënduar nga ngjarja dhe policia po kreh zonën për të gjetur autorët e dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 23:15, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë vendit të quajtur “Bishti i Kalldrëmit” dyshohet se ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ne vendngjarje dhe nuk ka konstatuar asnjë person të lënduar apo dëme të tjera. Në vendngjarje policia ka gjetur dhe ka sekuestruar disa gëzhoja. Janë ngritur grupe kontrolli dhe po punohet për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *