Bien në pranga 5 të rinj në Pogradec, kapen me drogë

Bien në pranga 5 të rinj në Pogradec, kapen me drogë

Katër arrestime kanë ndodhur sot në Pogradec: Dy persona që vidhnin materiale ndërtimi pranë një shkolle, njëri prej të cilëve kishte edhe një sasi të vogël, lënde të dyshuar Cannabis Sativa si dhe tre të tjerë, që qarkullonin me kanabis me vete, duket për përdorim vetiak.

Këta të fundit, Dritan Cenkollari, 38 vjeç; Klaudio Asllan, 22 vjeç si edhe M.D, 16 vjeç, të tre banues në Korçë, sot, në vendin e quajtur “Enkelana” në Pogradec, qarkullonin me një “Volksëagen Golf 4” që drejtohej nga Cenkollari. Policia ushtroi kontroll në makinë dhe u gjeti 12 gr kanabis.

Dy të arrestuarit e tjetë janë: E. M, 18 vjeç dhe K. K, 16 vjeç, të dy banues në Pogradec; ata dyshohet se kanë vjedhur materiale ndërtimi tek një shkollë në lagjen nr 1 në Pogradec. Gjatë kontrollit trupor, 18 vjeçarit dhe një dozë kanabis.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone