Bie pista e atentatit, policia: 26 vjeçari vrau veten

Ekspertiza ka hedhur poshtë dyshimet për vdekjen e 26-vjeçarit Andrea Çoba, i cili humbi jetën në spital, pasi u gjet i vrarë me pistoletë në automjetin e tij.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës, duke iu referuar ekspertizës mjeko-ligjore bëjnë me dije se i riu është vetëvrarë me pistoletë në kokë.

Vetëvrasja ishte një nga pistat e hetimit, por policia ishte duke hetuar edhe mbi një atentat të mundshëm, për të cilin edhe u dyshua fill pas ngjarjes.

Por duket se kjo pistë tashmë ka rënë, pasi ekspertiza zbuloi se ishte vetëvrasje.
Çoba u gjet nga Policia brenda mjetit të tij tip “Golf” në gjendje të rëndë për jetën. Ai kishte marrë një plumb në fytyrë, që kishte përshkruar edhe pjesën prapa veshit.

Policia, dyshonte se të riut iu bërë atentat dhe së dyti, dyshohej se mund të kishte vrarë veten.
Andrea Çoba u transportua në Spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë dhe u nda nga jeta rreth një orë më pas.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *