Bëri pasuri nga droga dhe prostitucioni, fillon gjykimi për Dashamir Gjokën

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Dashamir Gjoka, i akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale…” pasi, në bazë të veprimeve proceduriale, i pandehuri akuzohet se ka krijuar asete pasurore me financime që rrjedhin nga aktiviteti kriminal në fushën e
narkotikëve në Itali dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Në bazë të veprimeve proceduriale, Prokuroria e Durrësit konstaton se i pandehuri Gjoka ka krijuar në Shijak kompleksin “Gjoka”, si edhe një Godinë Shërbimi 2 kate, pasi është dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë që është në gjykim për një tjetër çështje për trafik lëndësh narkotike.

Në bazë të akteve të siguruara nga ana e autoriteteve italiane, i pandehuri Gjoka ka siguruar shuma të konsiderueshme nga aktiviteti kriminal i shfrytëzimit të femrave për prostitucion, si edhe nga trafikimi i lëndës narkotike heroinë në sasira të mëdha, vepra penale të kryera gjatë viteve 2002­-2003.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *