Banorët e stacionit të Trenit sërish në protestë, shkatërrojnë rrethimin e Bashkisë

Banorëve që u janë shembur banesat tek Stacioni i Trenit në Tiranë kanë dalë sot sërish në protestë dhe kanë shembur rrethimin e vendosur ku po kryhen punime.

Ata rrëzuan llamarinat metalike, duke kundërshtuar çmimin e vendosur për dëmshpërblimin e banesave të tyre. Banorët thonë se vlera që u është caktuar ka një vlerë të vogël.

Të pranishëm kanë qenë edhe forcat e policisë dhe nuk kanë ndërhyrë për të mos shkaktuar përplasje me qytetarët. Deri tani fadromat kanë shembur rreth 11 banesa në kuadër të punimeve ku do të kalojë Bulevardi i ri i Tiranës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *