Babai i tre vajzave i jep fund jetës, shkak fatura e energjisë

Babai i tre vajzave i jep fund jetës, shkak fatura e energjisë

Pas përmbytjeve, një lajm tjetër tronditës vjen nga Vlora ku mësohet se një kryefamiljar është vetëvrarë pasi nuk kishte mundësi të paguante faturat e energjisë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Poro ku 56-vjeçari Llazi Nasi është gjetur i vetëvarur në banesën e tij pasditen e djeshme. Vëllai i viktimës, ka thënë se 56 vjeçari kishte shfaqur probleme prej disa ditësh për shkak të një mbifaturimi në faturën e energjisë elektrike. Ai tha se përveç abuzimit në faturën e energjisë, tek e njëjta kontratë i kishin ngatërruar edhe emrin. Ai kishte shkuar disa herë nëpër zyrat e OSHEE në Vlorë, por nuk gjeti zgjidhje. Babai i tre vajzave merrej me bujqësi dhe jetonte në vështirësi ekonomike. Policia ndërkaq ka nisur hetimet për të zbardhur rastin e rëndë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *