Atentati në Shkodër, vdes në spital 28 vjeçari

Tronditet sërish Shkodra. Një atentat me armë zjarri I ka marrë jetën një 28-vjeçari, me emrin Andrea Çoba. Viktima po lëvizte me automjetin e tij në lagjen “Skënderbeg” është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
Çoba u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por një orë më pas humbi edhe jetën.

Andrea Çoba u qëllua me armë zjarri teksa lëvizte me automjetin e tij tip “Golf” në lagjen “Skënderbeg”.
Ai u gjet në automjetin e tij me një plumb në fytyrë, ndërsa pranë vetes kishte edhe një pistoletë tip “Beretta”.

Kjo ngre dyshimet se ai mund t’u jetë kundërpërgjigjur atentatorëve me armë zjarri. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së bizneseve aty pranë dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *