Arsenal armësh pranë shtëpisë, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi i është gjetur një arsenal armësh pranë shtëpisë së tij.

Policia ka bërë të ditur se Ardian Tusha, nga fshati Manskuri i Durrësit për shkak të një konflikti pronësie ka kanosur me pushkë një 50-vjeçar.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në një pyll pranë shtëpisë iu gjetën dhe sekuestruan një pushkë 20-she, me një krehër me 10 fishekë, një automatik model 56, 247 copë fishekë model 56 dhe një dorezë e grushti e një palë dylbi.

Sipas policisë, mbi të 23-vjeçarin rëndon akuza e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *