Arrestohet sekseri i pedagogëve, i mori paratë një studenti për ta kaluar në provim

Një 59-vjeçar u arrestua nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet se i ka marrë para një studenti që të kalonte në provime, duke i premtuar se i njihte pedagoget.

Sokrat Nika, sipas policisë u arrestua me akuzën e “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet se kundrejt pagesës prej 10.000 lekë (të reja), i kishte premtuar shtetasit R.D, 20 vjeç, banues në Elbasan, se i njihte pedagogët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe do t’i merrte provimet”-njofton policia.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *