Arrestohet 51-vjeçari në Kurbin, dhunonte gruan dhe vajzën

Një vajzë në Kurbin, ka pësuar dëmtime të shumta fizike si pasojë e dhunës së ushtruar nga babai i saj, ndërsa nëna e të dëmtuarës është kanosur me jetë.

Gjatë ditës së djeshme u bë ndalimi i 51- vjeçarit Viktor Kulla, banues në Shkopet, Kurbin.

I ndaluari ka ushtruar dhunë fizike me mjete të forta ndaj vajzes së tij, A.Kulla 16 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën dhe shëndetin, si dhe ka kanosur me jetë bashkëshorten P.Kulla 52 vjeçe.

Burime zyrtare thanë se dhuna ndaj vajzës dhe nënës së saj ishte e përsëritur, por ditën e djeshme situata ka degraduar.

Mësohet se Kulla pinte rregullisht alkool dhe humbiste kontrollin duke ushtruar dhunë mbi vajzën dhe të shoqen. Gjithashtu bëhet e ditur se 51- vjeçari ishte fanatik dhe konfliktohej për çdo gjë me vajzën dhe të shoqen, si dhe situata ekonomike e familjes ishte e dobët.

Viktor Kulla u arrestua nën akuzën e dhunës në familje.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *