Arrestohet 41-vjeçarja, u vidhte grave çantat e portofolët

Një 41-vjeçare u arrestua në Tiranë për vjedhje. Sipas policisë së kryeqytetit, Rozalina Konomi, 41 vjeçe, banuese në Fier dhe rezidente në Holandë, është vënë dje në pranga pasi është kapur në flagrancë në Rrugën e Dibrës, duke vjedhur çantën e shtetases A. P., 30 vjeçe.

Policia ka arritur të dokumentojë me prova ligjore edhe pesë vjedhje të tjera të kësaj natyre, të cilat ishin kryer nga 41-vjeçarja gjatë gjysmës së dytë të shkurtit.

Vjedhjet e Konomit

Më datë 17.02.2015, dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases Sh.B, ndodhur në rrugën “Mine Peza”.

Më datë 20.02.2016, është vjedhur çanta e shtetases B.N., ndodhur në rrugën “Reshit Petrela”.

Më datë 26.02.2016, është vjedhur çanta e shtetases K.N., ndodhur në rrugën “Ded Gjo Luli”.

Më datë 27.02.2016, është vjedhur çanta e shtetases M.L., ndodhur tek Tregu Çam.

Më datë 27.02.2016, është vjedhur portofoli i shtetases E.C., ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *