Arrestohet 20-vjeçari, grabiti kazinonë me thikë

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së një kazinoje në Tiranë, ngjarje që ka ndodhur në datën 4 mars. Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Marsildo Ndoja, 20 vjeç nga Tirana, i dyshuari kryesor pas hetimit dhe verifikimit të kamerave të sigurisë së kazinojë “Admiral” në kryeqytet.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e 20-vjeçarit u gjetën rrobat e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes, thika e përdorur, një lap top HP, 4 celularë, një vlerë monetare prej 13 mijë lekësh të reja dhe disa bizhu për meshkuj.

Materialet procedurale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *