Arrestohet 17-vjeçari me pistoletë, dyshohet se do ta përdorte për vrasje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një tjetër adoleshent që lëvizte më armë pa leje. E.M, 17 vjeç është arrestuar ditën e sotme nga policia në Kamëz.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj adoleshentit i është gjetur një pistoletë që e mbante në brez pa leje. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një pistoletë tip Miniblow. Dyshohet se i riu do ta perdorte për ndonjë vrasje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *