Arrestohen grosistët që furnizonin Tiranën me hashash

Arrestohen grosistët që furnizonin Tiranën me hashash

Dy të arrestuar, një i shpallur në kërkim, 60 kilogramë kanabis i sekuestruar si dhe 3 armë gjahu, është bilanci i operacionit të koduar “Ndjekja”, i policisë së Tiranës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se: Pas një pune intensive është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 280 të K.Penal, për shtetasit e mëposhtëm:

Siçiljan Çakraj, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Bujar Rryta, 54 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Larushk Krujë.
Gjithashtu është bërë dhe shpallja në kërkim policor e: B. Rr, 28 vjeç, lindur dhe banues ne Larushk rrethi Kruje.

Arrestimet

Arrestimi i Çakrajt e Rrytjes është bërë në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku rezultonte se shtetasit Siçiljan Çakraj dhe B. Rr., kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit Canabis Sativa në sasira të mëdha në zona të ndryshme të Tiranës.

Mbi bazën e informacioneve të mara është organizuar shërbim me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve gjatë ushtrimit te aktivitetit kriminal dhe konkretisht më datë 13.07.2017, shtetasit e mësipërm janë konstatuar bashkë në rrugën Teodor Keko (unaza e re Tirane), duke lëvizur me automjetin fuoristradë të markës KIA me targa AA 166 PP, ku janë konstatuar duke lëvizur në drejtim të Kamzës, e më pas në fshatin Larushk në afërsi të banesës së shtetasit Bujar Rryta, ku dyshohej se strehonin lëndën narkotike, duke u kthyer përsëri në Tiranë.

Në vendin e quajtur Pallati me shigjeta, është bërë ndalimi dhe kontrolli i shtetasit Siçiljan Çakrajt, ku gjatë kontrollit në xhepin e pantallonave ju gjet një sasi lënde bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa e cila rezultoi e pëshë 4.6 gramë.

Po gjatë operacionit në ambientet e banesës së shtetasit Bujar Rryta, në fshatin Larushk, u gjeten tre fuçi plastike të mbushura me lëndë bimore si dhe një qese e zezë e mbushur me lëndë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa, ku pas peshimit rezultoi se sasia e lëndës narkotike në total ishte 60 kilogramë, si dhe tre armë gjahu.

Gjatë ndërhyrjes B.Rr., ka arritur ti shmanget kapjes së Policisë, por është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit “NDJEKJA”, këtyre shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme:

60 kilogramë lëndë e dyshuar “cannabis sattiva”,
3 aparate celularë të markave të ndryshme,
1 automjet si dhe 3 armë gjahu të markave të ndryshme.
Materialet në ngarkim të shtetaseve të mësipërm do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në beshkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 280 i Kodit Penal.

Category Kronikë

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *