Arrestohen dy shqiptarë në Romë mbështetës të ISIS

Dy shtetas shqiptarë dhe një tunizian janë vënë në prangat e policisë në Itali, pas një operacioni antiterrorizëm. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat thonë se në Romë dy shqiptarët që u arrestuan janë nga Maqedonia.

Emrat e tyre janë: Vullnet Maqellara 41 vjeç alias Carlito Brigande dhe Abdulla Kurtishi 26 vjeç. Bashkë me ta, është arrestuar edhe një tunizian, Firas Barhoumi 29 vjeç.

Tre të arrestuarit thuhet se po planifikonin që të bashkoheshin për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik. Sipas informacioneve nga mediat italiane, tuniziani besohet se ka luftuar më parë në Irak.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *