Arrestohen 4 persona, tentuan të iknin me gomone drejt Italisë

Arrestohen 4 persona, tentuan të iknin me gomone drejt Italisë

Policia e Lezhës ka arrestuar 4 persona, të cilët po tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme jashtë një gomone.

Në bashkëpunim me Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe me Delta Force, u vunë në pranga shtetasit Eltion Isufaj, Netrtil Shehu, Eduart Musia të tre banues në Vlorë si dhe shtetasi Arbër Bregu nga Tirana.

Atyre iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 gomone , 1 automjet si dhe 30 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli i vijës bregdetare për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme

Sekuestrohet 1 gomone , 1 automjet si dhe 30 bidona me lëndë djegëse benzinë

Arrestohen në flagrancë 4 persona

Me datë 13.08.2017, në vijim të kontrollit të vijës bregdetare për parandalimim dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme, nga shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës , në bashkëpunim me Delta Force dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , nga kontrolli i ushtruar, në vendin e quajtur “Skalierat Veriore” në Shëngjin, kanë konstatuar në breg, 1 gomone dhe 1 automjet tip Alfa Romeo, në afërsi të gomones.

Menjëherë është ndërhyrë nga efektivet e policisë që kanë bërë bllokimin dhe sekuestrimin e gomones, automjetit Alfa Romeo , si dhe 30 bidona të mbushur me lëndë djegëse benzinë ( 2 bidona ishin në gomome, 12 bidona ishin në automjet si dhe 16 bidona ishin në tokë mes gomones dhe mjetit).

Në vijim të veprimeve hetimore, të kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Eltion Isufaj , 29 vjeç, banues në Vlorë për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” “Trafikim i mjeteve motorrike” parashikuar nga nenet 172 dhe 141/a të Kodit Penal

-Nertil Shehu, 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorrike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë ” “Kalim i paligjshëm i kufirit” “Fallsifikim monedhash” parashikuar nga nenet 141/a , 172 , 297 dhe 183 të Kodit Penal. (Nga kontrolli fizik i ushtruar nga Policia, Nertilit i janë gjetur në xhep 100 dollarë të dyshuar të falsifikuar).

– Eduart Musia, 30 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” Kalim i paligjshëm i kufirit” parashikuar nga nenet 141/a , 172 dhe 297 të Kodit Penal.

– Arbër Bregu, 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.

Po nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë, dyshohet se mjeti lundrues Gomone është i trafikuar nga Italia për në Shqipëri nga shtetasit Nertil Shehu, Eduart Musia dhe Eltion Isufaj.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *