Arrestohen 2 “policët”, grabisnin makinat e qytetarëve

Arrestohen dy “policët” të cilët grabisnin makinat e qytetarëve. Policia e Kamzës ka arrestuar sot dy persona që hiqeshin si punonjës policie. Shtetasit Halil Topalli 22 vjeç dhe Shaban Topalli 33 vjeç duke u hequr si punonjës policie ndalonin mjetet dhe më pas i kërcënonin me qëllim grabitjen.

Policia thotë se dy të arrestuarit bënin edhe kontrollin e mjeteve që ndalonin.

Sakaq blutë e Kamzës kanë shpallur në kërkim një person të tretë. Ata akuzohen për “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *