Arrestimi i administratorit, “Omegafarma”: S’kemi bërë kontrabandë

Kompania “Omegafarma” reagoi sot ndaj arrestimit të administratorit të saj, duke theksuar se vlera e detyrimit doganor është paguar totalisht. Administratori i saj u ndalua nga Antikontrabanda dhe Krimi Ekonomik, pasi akuzohet për shmangien e detyrimeve doganore me vlerë 40 milionë lek.

Kompania thotë se një nga tre faturat me vlerës 554 dollarë, është paguar në doganë, por është harruar nga agjenti doganor. Sipas Kompanisë, kjo është një përgjegjësi e Agjentit Doganor.

“Nuk është e vërtetë që është bërë kontrabandë. Ne kemi qenë korrekt në detyrimet tatimore. Jemi një nga tatimpaguesit më të mëdhenj në vend, nuk hartojmë e nuk i dërgojmë faturat në Doganë. Roli i administratorit tonë është joaktiv. Ai është ndaluar në mënyrë të padrejtë. Ne nuk e kemi shmangur detyrimin doganor”, thuhet në njoftimin për shtyp të kompanisë farmaceutike “Omegafarma”.

Më tej në deklaratë theksohet se dy kamionët që transportonin mallin ishin të deklaruar dhe të paguar në doganë.

“Në mënyrë të padrejtë është ndaluar Administratori i ‘Omegafarmës’ për një detyrim te paguar nga ana e Kompanisë dhe te deklaruar ne Dogane. Gjithashtu janë të pavërteta edhe informacionet e raportuara ne shtyp për kontrabande . ‘Omegafarma’ ka qenë gjithmonë korrekte ne detyrimet tatimore dhe doganore ndaj shtetit , duke qene një nga tatimpaguesit e mëdhenj”, vijon deklarata.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *