“Arrest me burg” për biznesmenin Kajolli, u dënua në Itali për trafik droge

Gjykata e rrethit Fier ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për efekt të njohjes së vendimit penal të huaj për biznesmenin Fatmir Kajolli.

Ai u dënua në Itali me 24 vjet heqje lirie për trafikim të lendeve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Vendimi është ekzekutuar sot pas kërkesës së Prokurorisë Fier.

“Në përfundim të veprimeve proceduriale, në kuadër të hetimit pasuror, ku u përfshinë rreth 20 persona, vetë subjekti kryesor dhe të afërm të tij, Prokuroria për Krime të Rënda ka identifikuar pasuri, për të cilat ka dyshime të arsyeshme se janë krijuar nga të ardhura të aktivitetit kriminal të shtetasit Kajolli. Këto pasuri dyshohet se janë krijuar në bazë të veprime fiktive shit­blerje ose dhurimi. Nga hetimi, kanë rezultuar dyshime të arsyeshme se personat që kanë në pronësi këto pasuri, nuk kanë pasur mundësi reale financiare për t’i krijuar ato. Pjesa më e madhe e pasurive të paluajtshme janë regjistruar në emër të shtetases Majlinda Çuko”, thuhet në dosjen e organit të akuzës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *