Arbitrazhi ndërkombëtar: Shqipëria të pezullojë ekstradimin për Becchettin

Pas një seance dëgjimore të arbitrazhit përpara Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investimet (ICSID), qeverisë së Shqipërisë i është kërkuar të “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të pezulluar procedurat e ekstradimit në Londër kundër Francesco Becchetti­t, pronarit të “Agon Channel TV” dhe Mauro De Renzis, administratorit të tij”.

Sipas vendimit, trupa e Gjykatës së Arbitrazhit e përbërë nga tre anëtarë, rekomandoi gjithashtu që Shqipëria të pezullojë procedurat vijuese penale kundër paditësve të kësaj çështjeje dhe që të dyja palët të arrijnë në një marrëveshje mbi ruajtjen e aseteve te paditësit, që kanë qenë të sekuestruara nga shteti shqiptar, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së arbitrazhit.

Gjykata e Arbitrazhit kërkoi pezullimin, duke vënë qartësisht në dukje se “çdo ndalim i procesit të hetimit ose procedimit ndaj një sjelljeje që në mënyrë të arsyeshme dyshohet të jetë me natyrë kriminale, mund të vendoset vetëm kur është absolutisht e nevojshme” dhe konfirmon se “jemi pikërisht përpara këtij rasti”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *