Apeli në Shkodër liron Sait Fishtën: Ndalim i paligjshëm

Gjykata e Apelit në Shkodër ka shfuqizuar vendimin për ndalimin e biznesmenit Sait Fishta, i cili akuzohet për ndërtim të paligjshëm në tokë publike.

Fishta u arrestua nga policia në 2 shkurt, por pas pak ditësh, pasi la si garanci pasurore 50 mijë euro, masa e sigurisë iu ndryshua në “arrest shtëpie”.

Po ashtu, ndërtuesit shkodran iu sekuestruan 9 pallate në ndërtim e sipër në Velipojë. Në këtë mënyrë, Apeli në Shkodër e ka vlerësuar të paligjshëm ndalimin e Fishtës, duke sjellë lirimin e ndërtuesit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *