Apeli lë në arrest shtëpie ish drejtorin e Tatimeve: Arrestimi i paligjshëm

Gjykata e Apelit ka konsideruar sit ë paligjshme burgimin e Androkli Kokthin, ish drejtorin e Tatimeve për Tiranën, i cili u akuzua për korrupsion. Apeli vendosi “arrest shtëpie” për 41 vjeçarin.

Androkli Kokthi është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës nisur në janar të këtij viti, 41-vjeçari Kokthi ka shkelur ligjin duke i kthyer një subjekti tregtar mallin e konfiskuar.

Edhe pse malli me vlerë 4 milionë lekë të reja, ishte dërguar në magazinat e Rezervave të Shtetit në mars të vitit 2015, drejtori i Tatimeve Tiranë me anë të një shkrese ka urdhëruar lirimin nga konfiskimi të mallit dhe kthimin e tij subjektit privat që i ishte gjetur malli pa faturë.

Androkli Kokthi, lindur në Fier dhe banues në Tiranë u arrestua gjatë operacionit “Smile 2”, rrezikon të dënohet me burgim deri në shtatë vjet apo me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë. 41-vjeçari më parë ka shërbyer në Bashkinë e Tiranës si Drejtor i Taksave, në kohën kur Bashkia drejtohej nga Edi Rama.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *