Aksion antidrogë në Tepelenë, kapen 500 kg kanabis, në pranga një qytetar

Aksion antidrogë në Tepelenë, kapen 500 kg kanabis, në pranga një qytetar

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar në Tepelenë këtë martë.

Sipas të dhënave paraprake, sasia e lëndës narkotike, e paketuar shumica në thasë të zinj, është rreth 500 kg, ndërsa një person është arrestuar. Burime thanë se në pranga është vënë Zeman Kordha, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim policor.

Ky aksion shënon një nga ngarkesat më të mëdha të kapur muajt e fundit në Gjirokastër. Droga dyshohet se do trafikohej drejt Greqisë.